AAK thërret konferencë për media të dielën

AAK thërret konferencë për media të dielën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të zhvillohet në orën 11:00, në zyrën qendrore të kësaj partie.

Edhe pse nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference, besohet se ka të bëj me rastin e ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit.

AAK i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu për t’u informuar detajisht në lidhje me procesin e financimit të kësaj ekspozite.

Shpërndaje në: