Abazi i VV-së nënkupton që shqiptarët nuk do ta duan Bayernin nëse Albin Kurti bëhet kryeministër

Abazi i VV-së nënkupton që shqiptarët nuk do ta duan Bayernin nëse Albin Kurti bëhet kryeministër

Boiken Abazi, anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, ka komentuar tifozllëkun e bërë nga shqiptarët për fitoren e mbrëmshme të Bayern Munichut ndaj Paris Saint Germain. 

Bayern ia doli që të fitonte minimalisht 1:0 ndaj ekipit parizien në finalen e Ligës së Kampionëve.

Natyrisht, shumë qytetarë shqiptarë janë tifozë të ekipit bavarez – edhe për shkak të sukseseve më të mëdha në të kaluarën por edhe për shkak të diasporës më të gjerë në Gjermani, shkruan Periskopi.

Por, Boiken Abazi konsideron që nevoja për të mbështetur skuadra të largëta lidhet “me nevojën personale për strukturë.”

“Nuk është çudi që shumë shqiptarë i gëzohen fitores së Bayernit – ekip me strukturë dhe disiplinë të fortë, gjithë çka i mungon shqiptarëve, mungesë të cilën e kompensojnë përmes tifozerisë.” – shkruan ai.

Ndoshta z.Abazi pretendon që me ardhjen e Kurtit në pushtet në Kosovë dhe Hysamedin Ferajt në Shqipëri, dhe me strukturimin e individëve të shoqërisë shqiptare, do të zhdukej dashuria për ekipin e Bayern Munich.

Statusi i plotë: 

Studimet tregojnë se tifozllëku për skuadrat lokale të sportit lidhet më shumë me nevojën e përkatësisë në një bashkësi, ndërsa tifozllëku për skuadrat e largëta lidhet më shumë me nevojën personale për strukturë – sa më e madhe kjo nevojë aq më e fortë ndjenja e tifozerisë. Nuk është çudi që shumë shqiptarë i gëzohen fitores së Bayernit – ekip me strukturë dhe disiplinë të fortë, gjithë çka i mungon shqiptarëve, mungesë të cilën e kompensojnë përmes tifozerisë.

Shpërndaje në: