Abdixhiku falënderon 500 vullnetarë për fushatën e LDK’së: Sonte bashkë me Përparimin i ndezim dritat e fundvitit, ejani (Video)
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka falendëruar 500 vullnetarët e regjistruar në Kosovë deri tani.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook se në orën 21:00 i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të bëjnë ndezjen e dritat të fundvitit në sheshin “Zahir Pajaziti”
“Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së! Falenderim i veçantë për 500 vullnetarët e regjistruar nëpër Kosovë deri më tani. Plot energji e vullnet tek të rinjtë.Sonte, nga ora 21:00, pas tubimeve nëpër Kosovë, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bashkë me Përparimin, i ndezim dritat e fundvitit dhe i japim qytetit tonë dritë, shpresë e gëzim. Ejani”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



