Abdixhiku: Korrupsioni serioz qeveritar sot po bëhet në WhatsApp

Abdixhiku: Korrupsioni serioz qeveritar sot po bëhet në WhatsApp

Pas tubimit në Klinë, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku njëherit edhe kandidati për kryeministër, ka reaguar duke treguar se ka bërë prezantimin e kandidatëve atje, Periskopi.

Abdixhiku u shpreh se tubimin e ka nisur me një shqetësim të madh që korrupsioni serioz qeveritar në Kosovë po bëhet në WhatsApp.

“E nisëm po ashtu me një shqetësim të madh: në Kosovë, korrupsioni serioz qeveritar sot bëhet në grupe WhatsApp-i. Ai ka gërryer nga brenda pasurinë e Kosovës. Të fshehur pas perdes së populizmit dhe patriotizmit të rremë, këta kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë:

E nisëm ditën e sotme këtu, në Klinë, në prezantimin e kandidatëve tanë dhe të programit tonë.

E nisëm me një përshëndetje për vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshme nenet e një qeverie dembele, që i detyronte në mënyrë të turpshme pensionistët të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë. Ky nuk është reformim i shtetit; kjo është poshtërim i qytetarëve që e ndërtuan këtë vend.

E nisëm po ashtu me një shqetësim të madh: në Kosovë, korrupsioni serioz qeveritar sot bëhet në grupe WhatsApp-i. Ai ka gërryer nga brenda pasurinë e Kosovës. Të fshehur pas perdes së populizmit dhe patriotizmit të rremë, këta kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp.

Koha e një qeverie të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore po vjen.

Në Klinë, ne i kemi njerëzit për këtë ndryshim. Dy kandidatë të shkëlqyeshëm që përfaqësojnë dijen dhe integritetin.

Me numër 45, Shqipe Pantina, magjistre e Shkencave Politike. Me numër 54, Astrit Desku, Doktor Shkence në fushën e Teknologjisë Informative dhe inovacionit.

Ekipi ynë është dallimi ynë!

Shpërndaje në: