Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional

Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku pas betimit ka thënë se partia e tij do të jetë “zë i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional”.

“Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik”, shkroi Abdixhiku mes tjerash

 

Postimi i plotë:

Sot u konstituua Kuvendi i Republikës. Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit.
Me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, përfaqësuesit tanë, e nisin mandatin të përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.
LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashta tij.

Shpërndaje në: