Abdixhiku lumturohet me Vjosa Osmanin pasi nënshkroi për Bordin e Paqes: I gëzohemi këtij fakti historik

Abdixhiku lumturohet me Vjosa Osmanin pasi nënshkroi për Bordin e Paqes: I gëzohemi këtij fakti historik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në pranin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar se përfshirja e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është një moment që tejkalon secilin lajm ditor.

“Për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë edhe ndërhyrjes ndërkombëtare, prania në tryezat ku diskutohet paqja globale është edhe dëshmi, edhe përgjegjësi. Dëshmi e suksesit tonë, përgjegjësi për rolin tonë prej shtetit të ri. Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se në një botë gjithnjë e më të fragjile, çdo hap i përbashkët me SHBA-të është hap që forcon sigurinë tonë kombëtare, thellon aleancat tona strategjike dhe e vendos Kosovën aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet këtë hap të madh drejt një kapitullin ë ri dhe i gëzohet këtij fakti historik. Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë”, ka shkruar i pari i LDK’së.

Postimi i plotë:

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Shpërndaje në: