Abdixhiku mban sot tubime në Junik, Deçan dhe Pejë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon sot aktivitetet e saj elektorale në rajonin e Dukagjinit. Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të mbajë tubime me qytetarët në Junik, Deçan dhe Pejë.
Gjatë këtyre takimeve, Abdixhiku do të prezantojë programin qeverisës dhe vizionin e LDK-së për Republikën e Kosovës, duke u fokusuar në ndërtimin e një shteti më të fortë, funksional dhe të drejtë, me më shumë shpresë dhe perspektivë për çdo qytetar.
Po ashtu, në këto tubime do të prezantohen edhe kandidatët e LDK-së nga kjo pjesë e vendit, të cilët partia i cilëson si njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve.



