Abdixhiku mban tubim në Obiliq, Fushë Kosovë e në Degën 2 në Prishtinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot do të mbajë tubime elektorale në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, Dega 2.
“Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për vizionin e tij për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe plot shpresë. Në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë Dega 2, do të prezantojmë jo vetëm programin qeverisës, por edhe kandidatët tanë nga këto degë, njerëz të njohur, të përkushtuar dhe të gatshëm të punojnë për qytetarët me ndershmëri dhe përgjegjësi”, njoftoi LDK.
Kjo parti i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë e të informohen mbi programin e kandidatët e saj.
“Ejani sot të gjithë: qytetarë, familjarë, miq, aktivistë! Dëgjoni vizionin dhe programin e LDK-së. Jepni mbështetjen tuaj për një të ardhme më të mirë. Zgjidh shpresën! Le të jemi bashkë për Kosovën, për ndryshimin që e presim!”.



