Abdixhiku merr disa vendime për partinë – ky është sekretari i ri i LDK’së

Abdixhiku merr disa vendime për partinë – ky është sekretari i ri i LDK’së

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për emërime të reja në disa nga pozitat më të rëndësishme organizative të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të brendshëm.

Sipas vendimit të bërë publik, Ilir Ferati është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, me përgjegjësi për drejtimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese.

Ndërkohë, Sokol Haliti është caktuar Sekretar për Mërgatë, rol që synon forcimin e lidhjeve me diasporën dhe përfshirjen e saj në zhvillimet politike në vend.

Po ashtu, Visar Azemi është emëruar Sekretar Organizativ, me fokus në koordinimin dhe fuqizimin e strukturave të partisë në të gjitha nivelet.

 

 

Abdixhiku falënderoi gjithashtu Imri Ahmeti për kontributin e tij si sekretar i deritanishëm i partisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij.

Këto emërime, sipas Abdixhikut, janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të LDK-së, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të prezantohet edhe përbërja e re e Kryesisë së partisë.

 

 

Shpërndaje në: