Abdixhiku nga Vitia: Vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku nga tubimi në Viti ka thënë se janë të vendosur për ndryshimin që Kosova ka nevojë, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se vendit i duhet një drejtim i qartë me institucione.
Vitia e përforcuar me Mërgatë!🔥
Në sallë e në shesh, ishte krejt e veçantë.
Një qytet i gjallë, i bashkuar dhe i vendosur në kërkim të ndryshimit të madh që i duhet Kosovës sot.
Kjo energji që gjetëm në Viti nuk është rastësi. Është shenjë e një vetëdijeje që po rritet kudo në Kosovë: se vendi ka nevojë për drejtim të qartë, për institucione që funksionojnë dhe për politikë që i shërben qytetarit.
Vitia e Sokol Halitit është gati për Lidhjen tonë.
Vitia në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim: me numër 72 Vjollca Kadolli Halili; me numër 73 Halil Musliu; me numër 74 Faruk Nura; me numër 75 Lirie Aliu; me numër 77 Lumbardh Salihu, si dhe nga dy kandidatë tanë nga mërgata, me numër 88 Ramadush Emini dhe me numër 91 Xhavit Islami.



