Abdixhiku pas humbjes në zgjedhje: Kam bërë gjithçka me ndershmëri dhe përkushtim, është koha për vendimmarrje

Abdixhiku pas humbjes në zgjedhje: Kam bërë gjithçka me ndershmëri dhe përkushtim, është koha për vendimmarrje

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, duke thënë se verdikti i qytetarëve respektohet, edhe pse humbja ishte e dhimbshme për të dhe mbështetësit e partisë.

Në një mesazh në fundvit, Abdixhiku falënderoi të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan kohë, energji dhe zemër për LDK-në. Ai tha se, pavarësisht zhgënjimit, besimi në Kosovë, demokraci dhe të ardhmen nuk duhet të shuhet kurrë.

“Kjo është edhe një kohë reflektimi personal. Kam bërë gjithçka me ndershmëri dhe përkushtim. Ndonjëherë, edhe kur japim maksimumin, nuk mjafton; këtë e pranoj me dinjitet”, shkruan Abdixhiku, duke paralajmëruar se me kohë do të shpalosë planet e tij politike.

Ai gjithashtu foli për jetën familjare, duke thënë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me vajzat e tij. Abdixhiku uroi qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke dëshiruar një vit më të butë, më njerëzor dhe më të drejtë për Kosovën, me shëndet, paqe dhe besim te e mira që gjithmonë vjen.

Shpërndaje në: