Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: Vendimi i Kushtetueses, fitore për demokracinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës.
Abdixhiku theksoi se vendimi i Gjykatës është një fitore e madhe për demokracinë dhe për Republikën e Kosovës, duke konfirmuar plotësisht qëndrimin dhe kërkesën e LDK-së, që siç tha ai, ishte e bazuar në Kushtetutë dhe në mbrojtje të rendit demokratik.
Ai theksoi se ky vendim tregon qartë se demokracia nuk mund të shtypet dhe Kushtetuta nuk mund të shkelet.
Postimi i plotë:



