Abdixhiku prezanton kandidatët për deputet nga Istogu
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati i saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim në Istog, ku ka shënuar nisjen e fushatës zgjedhore.
Përmes një postimi publik, Abdixhiku ka theksuar lidhjen me qytetin e Istogut dhe rolin e tij në mbështetjen e deritanishme për LDK-në, duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe angazhimin qytetar.
Gjatë tubimit, ai është zotuar për rritje graduale të pensioneve deri në 300 euro për secilin pensionist, me plan që pensionet të jenë 200 euro në vitin e parë, 250 euro në vitin e dytë dhe 300 euro në vitin e tretë. Sipas tij, ky zotim synon sigurimin e një pleqërie me dinjitet dhe respekt për kontributin e gjeneratave të mëhershme.
“Dhe nga Istogu u zotova për pensione dinjitoze prej 300 eurosh për secilin pensionist. Rritja graduale, 200 euro në vitin e parë, 250 euro në të dytin dhe 300 euro në vitin e tretë, është zotimi ynë. Ky është respekt për njerëzit që e ndërtuan këtë vend dhe garanci për një pleqëri me dinjitet.”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka bërë të ditur se në Istog është prezantuar edhe programi qeverisës i LDK-së, i cili përfshin investime në familje, arsim, shëndetësi, ekonomi, vende pune, rend dhe siguri, si dhe në funksionalizimin e institucioneve, me zotime dhe kosto të përcaktuara.
Postimi i plotë:
Istogu ynë; dashnia jonë! ✌️🔥
Ju faleminderit!
Ky qytet flet gjithnjë me dinjitet. Flet me njerëz që kanë dhënë, që dinë dhe që mbajnë përgjegjësi. Në zgjedhje lokale foli me Ilir Feratin e 60% mbëshretje për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sot e nisëm fushatën këtu; mes njerëzve tanë.
Dhe nga Istogu u zotova për pensione dinjitoze prej 300 eurosh për secilin pensionist. Rritja graduale, 200 euro në vitin e parë, 250 euro në të dytin dhe 300 euro në vitin e tretë, është zotimi ynë. Ky është respekt për njerëzit që e ndërtuan këtë vend dhe garanci për një pleqëri me dinjitet.
Në këtë tubim prezantova programin tonë qeverisës, programin më të drejtë dhe më të përgjegjshëm që ka pasur ndonjëherë Kosova. Një program që investon në familje, në arsim dhe shëndetësi, në ekonomi të fortë dhe vende pune, në rend dhe siguri, si dhe në institucione që funksionojnë. Një program me numra të qartë dhe zotime konkrete.
Por programi nuk vlen pa njerëzit që e zbatojnë. Prandaj, forca jonë është ekipi. Një ekip i përgatitur, me dije, përvojë dhe integritet.
Në Istog, LDK përfaqësohet nga kandidatë që janë krenari e këtij qyteti. Prof. Dr. Serbeze Kabashi Muçaj, me numër 15, mjeke dhe profesoreshë universitare, me mbi tri dekada përvojë profesionale dhe shërbim publik.
Shkëmb Shaban Manaj, me numër 29, jurist i guximshëm dhe mbrojtës i Kushtetutës, zë i drejtësisë përballë pushtetit.
Besim Mulaj, me numër 79, ekonomist dhe jurist nga Istogu, me përvojë të gjatë në administratë dhe angazhim të pandërprerë në LDK.
Në Istog prezantuam edhe Ukë Ibrahim Rugovën, ish-deputet dhe vazhdues dinjitoz i vlerave familjare rugoviane.
Ky është Istogu i LDK-së.
Ky është ekipi ynë.
Zgjidh shpresën.



