Abdixhiku prezanton listën e 30 kandidatëve të LDK-së nga Prishtina: Zgjedhni shpresën

Abdixhiku prezanton listën e 30 kandidatëve të LDK-së nga Prishtina: Zgjedhni shpresën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar sot listën e 30 kandidatëve të propozuar nga pesë degët e Prishtinës, raporton Periskopi.

Ai në një postim në Facebook e ka cilësuar këtë përbërje si më të fuqishmen dhe më përfaqësuesen që ofron skena politike në Kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, zgjedh shpresën! 💙💜

Këta janë 30 kandidatët tanë të propozuar nga pesë degët e Kryeqytetit; nga Prishtina. Jam i bindur se LDK ka ekipin më përfaqësues, më të përgatitur dhe më të denjë sot në Kryeqytet.

Jam krenar për secilin prej tyre.
Jam i bindur në fitoren e tyre.
Jam i sigurt se Prishtina do të flasë sërish e para.

Ky është ekip i ndërtuar nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë; nga profesionistë që e njohin Kryeqytetin dhe politikën nacionale në secilën fushë e drejtim; dhe që këtë përkushtim do ta kthejnë në angazhim të palëkundur për Republikën.

Të pesë degët tona të Prishtinës na bëjnë krenar dhe me një arritje tjetër model; me një listë ku 50% e kandidatëve janë gra. Gra jo si numër, por gra profesioniste, lidere, aktiviste dhe zëra të fuqishëm të politikës tonë pa konkurrencë!

Ky është standardi ynë i përfaqësimit.
Kjo është LDK-ja e Prishtina e kohës, qytetare, evropiane.

Zgjedhja është tani tek ju.
Zgjedhni shpresën! #LDK123

Shpërndaje në: