Abdixhiku sërish paralajmëron kthimin e Vjosa Osmanit: Të gjithë kanë një shtëpi të përbashkët, LDK`në

Abdixhiku sërish paralajmëron kthimin e Vjosa Osmanit: Të gjithë kanë një shtëpi të përbashkët, LDK`në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka paralajmëruar përmes një postimi në ‘Facebook’ , sërish kthimin e Vjosa Osmanit në LDK.

Abdixhiku ka thënë se do ta nis një projekt që tejkalon secilin, duke lënë anash hidhërimet e së kaluarës.

“Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Koha kërkon bashkim.

Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike.

Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme.

Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim.

Le ta bëjmë. Do ta bëjmë!

Shpërndaje në: