Abdixhiku takohet me ambasadoren holandeze: “Turneu i ndryshimit” ka marrë mbështetje të madhe qytetare

Abdixhiku takohet me ambasadoren holandeze: “Turneu i ndryshimit” ka marrë mbështetje të madhe qytetare

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadoren e Holandës, Karin Boven, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në veçanti për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadoren Boven për përgatitjet që po i bën LDK  për zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit”.

“Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Boven për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit”, thuhet në  njoftim.

Shpërndaje në: