Abdixhiku thirrje mërgatës: Regjistrohuni, ju që vini në Kosovë ju presim këtu në votë e në festë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka takuar asambleistët më të votuar nga mërgata, shkruan Periskopi.
Abdixhiku ka theksuar se LDK në zgjedhjet e fundit ka dalë e para nga votat e bashkëatdhetarëve.
Tutje ai u bëri thirrje mërgatët që të regjistrohen, kur kanë mbetur edhe 9 ditë.
Postimi i plotë:
Takuam sot asambleistët më të votuar nga Mërgata – ata që, bashkë me kandidatët e tjerë, bënë të mundur që për herë të parë LDK të dalë e para nga vota e bashkëatdhetarëve tanë.
Ky është një moment historik për LDK-në dhe një mesazh i qartë nga mërgata jonë.
Nga ky takim, bashkë me ta, përsërisim thirrjen për regjistrim. Kemi edhe 9 ditë kohë. Çdo ditë vlen e çdo votë përcakton të ardhmen e atdheut tonë.
Bashkatdhetarët që në fundvit vijnë në Kosovë, nuk kanë nevojë për regjistrim. Ju presim këtu, në votë dhe në festë! ✌️



