Abdixhiku: Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës

Abdixhiku: Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.

Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial. Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.

“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.

“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: