Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me gjuhën e Vetëvendosjes para dhe gjatë fushatës.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe eksponentët kryesorë të saj nuk kanë kauza politike të bërjes diçka, ata kanë kauzë ekzistencën e vet me sharje dhe ofendim ndaj tjetrit”, ka thënë kreu i LDK-së në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

I pyetur se a është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit, ai tha se është vetëm një taktikë elektorale.

“Dëmet janë shumë më të thella, do të thotë polarizimi i shoqërisë sjell dëme më të thella. Një shoqëri e ndarë nuk arrinë me gjetë konsensus për çështje vitale në momente gjeostrategjike të popullit tënd”, u shpreh Abdixhiku.

Shpërndaje në: