Abdullahu i shpëton largimit nga Gjermania, falë sportit
Një pjesë e tyre janë kthyer në muajt në vijim, ndërsa një pjesë, njëjtë si Drini, nëna dhe motra e tij, vazhdojnë të jetojnë ende në Gjermani. Së fundi, Abdullahut iu refuzua qëndrimi dhe iu dhanë shtatë ditë kohë për ta lëshuar Gjermaninë, por falë intervenimit të klubit ku stërvit dhe miqve shqiptarë, shteti gjerman ia vazhdoi qëndrimin atij, nënës dhe motrës së tij.
Karriera që po bën në mundje e sambo ia ka mundësuar kosovarit Drin Abdullahu qëndrimin e mëtejmë në Gjermani. Javë më parë Abdullahu kishte marrë letrën e autoriteteve gjermane ku njoftohej se kishte shtatë ditë kohë për ta lëshuar Gjermaninë. Abdullahu në Gjermani jeton prej 25 janarit të vitit 2015.
Ishte larguar nga Kosova në kohën kur vendin përmes Hungarisë e kishin braktisur mijëra të rinj. Një pjesë e tyre janë kthyer në muajt në vijim, ndërsa një pjesë, njëjtë si Drini, nëna dhe motra e tij, vazhdojnë të jetojnë ende në Gjermani. Ai menjëherë ka nisur të merret me sport në Gjermani dhe kjo vlerësohet se ishte vendimtare që i riu kosovar të mos kthehej në Kosovë.



