Abdullahu tregon pse Bedri Hamza është kandidati i duhur për kryeministër të vendit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, pati fjalë të mira për kryetarin e partisë, duke thënë se është korrekt, i sjellshëm dhe nuk posedon fjalor përçarës.
”Konsekuenca në punë, është pjesë e veprimtarisë së tij publike shumvjeçare si dëshmi e ripërsëritur se arritjet e shpejta në politikë si katapultime nuk zgjasin. Kjo është shkollë më vete që ja vlenë të kuptohet drejtë nga ata që i hyjnë politikës.
Korrektësia është arma më e fortë e Bedri Hamzës, sidomos kundër populizmit. Ai nesër si Kryeministër do të jetë më i suksesshmi kundër ‘politikave me vuvuzela’”, shkroi Abdullah
Ai tha se tiparet e Bedri Hamzës si politikan i moderuar nuk e bëjnë atë hezitues në përballjen ndaj së keqes, por përkundrazi.
”Po të ishte hezitues nuk do të përballej me gjithë ato përgjegjësi politike e financiare tash e shumë vite që dikush edhe andër mi pa do të shashtrisej prej tute”, tha Abdullahu në fund.
Postimi i plotë:




