Abelard Tahiri flet për largimin e vijave të kuqe ndaj VV-së

Abelard Tahiri flet për largimin e vijave të kuqe ndaj VV-së

Kanidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në emision “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskopi dhe T7, ka treguar arsyet pse duhet votuar PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai foli edhe për deklaratën e kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i cili kishte deklaruar se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, përfshirë këtu edhe VV-në.

Duke folur se a mund të ketë ndonjë koalicion me VV-në, Tahiri tha se ‘ne nuk e shohim strukturën e njerëzve, ne e shohim implemetimin e programit tonë, pastaj nuk duhet të ja përshtatim strukturës programin, por programin duhet të ja përshtatim strukturës me të cilën do të qeverisim katër vitet e ardhshme. Mendoj që këtu jemi në një situatë ku zotëri Hamza e thotë me plot të drejtë se nuk kemi vija të kuqe për partitë politike në Kosovë.

Gjithsesi ne preferojmë që të qeverisim me një partner që mendojmë që është më e shëndetshëm për Kosovën më mirë që të kemi sa më shumë njerëz të profileve dhe dimensioneve të ndryshme të cilët do të japin kontribut për mandatin e ri qeveritar”, u shpreh Tahiri.

Për më shumë ndiqni intervistën:

Tahiri: Trendi i largimit të njerëzve është shqetësues, në vendin tonë duhet të krijojmë shpresë

Shpërndaje në: