Abelard Tahiri: Jemi ba bashkë, me Bedri Hamzën në krye, me e çu Kosovën përpara (Video)
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK ka hyrë e bashkuar në garën zgjedhore, me një vizion të qartë për ta çuar Kosovën përpara, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës.
Në një tubim në Prishtinë, Tahiri theksoi se bashkimi i madh politik që ka nisur në kryeqytet është shenjë e fitores së ardhshme, duke veçuar mbështetjen dhe angazhimin e ekipit të Uran Ismailit dhe strukturave të PDK-së në Prishtinë.
“Mesazhi ynë është i qartë: kemi vendosur të bëhemi bashkë, me Bedri Hamzën në krye, për ta çuar Kosovën përpara. Ky bashkim i madh që po ndodh në Prishtinë është fillimi i një uragani politik që do të përfundojë me një fitore të madhe,” u shpreh Tahiri.
Ai rikujtoi se PDK ka dëshmuar edhe më herët se kur është e bashkuar, ka realizuar punë të mëdha për Kosovën, duke shprehur bindjen se edhe kësaj radhe bashkimi do të përkthehet në fitore dhe qeverisje të përgjegjshme për vendin.



