Abelard Tahiri: Me mesazhin e Thaçit “Na prisni të bashkuar”, PDK nis misionin e fitores
Kandidati për deputet nga PDK, Abelard Tahiri ka deklaruar se PDK e ka nisur nga Prizreni misionin e fitores, të udhëhequr nga mesazhi i Presidentit Hashim Thaçi “Na prisni të bashkuar”.
“Me mesazhin e Presidentit Thaçi ‘Na prisni të bashkuar’, mbrëmë në Prizren, PDK e nisi misionin e bashkimit për Kosovën dhe për Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamzën”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se rruga e PDK-së është rruga përpara, me një program të qartë dhe të realizueshëm për qytetarët.
Postimi:
“Na prisni të bashkuar.” Me këtë mesazh nga Presidenti Thaçi dhe Kryetari Veseli, mbrëmë në Prizren, PDK e nisi misionin e bashkimit për Kosovën dhe për Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamzën.
Përpara është rruga jonë, me program dhe vizion të qartë: rritje 50% të pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale.
Më 28 dhjetor, t’i japim fund përçarjes dhe stagnimit.
Të bashkohemi për një jetë më të mirë.
Voto #PDK130 – voto Bedri Hamzën për Kryeministër.



