Abelard Tahiri për bashkëpartiakun e tij Xhabir Zharku: Është turpi i Kosovës

Abelard Tahiri për bashkëpartiakun e tij Xhabir Zharku: Është turpi i Kosovës

Në një konferencë ku po diskutohet për publikimin e raportin e monitorimit të gjykatave, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, rreth ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku. Zharku është një nga zyrtarët e partisë prej nga vie edhe ministri Tahiri (PDK). 

 Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Në pyetjen se si e komenton kthimin e Zharkut në Kosovë, Tahiri duke mos ia përmendur emrin, tha se Zharku është turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten.

“I bashkohem ambasadorit britanik, është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.

Tahiri foli edhe për projektligjet të cilat i ka proceduar Ministria e Drejtësisë në Kuvend dhe të cilat duhet të kthehen në ligje.

Shpërndaje në: