Abraham nuk shpenzoi të gjithë energjinë kundër Krasniqit
Robin Krasniqi është mposhtur nga armeno-gjermani, Arthur Abraham pas vendimit të gjyqtarëve.
Abraham pas ndeshjes ka thënë se nuk e ka shpenzuar të gjithë energjinë për ta mposhtur boksierin nga Juniku.
“70 për qind kanë qenë mjaftueshëm”, ka thënë boksieri armen për “Bild” pas ndeshjes me Krasniqin.
Abraham pritet që pas ndeshjes me Krasniqin të luftojë ndaj meksikanit Gilberto Ramirez që mban titullin e botës në versionin WBO të kategorisë super të mesme.



