Abramovich është ‘zhdukur’, Chelsea në dilemë

Abramovich është ‘zhdukur’, Chelsea në dilemë

Që prej kur mori nënshtetësinë izraelite filluan telashet për Roman Abramovich.

Britania e Madhe kërkoi konfiskim të pasurisë ndaj manjatit tashmë izraelit dhe i shkëputi lejen për të qëndruar brenda kufijve të shtetit.

Më herët këtë vit, Abramovich kishte angazhuar Raine Group LLC, një bankë tregtare me seli në New York, që ta këshilloj mbi mundësinë e shitjes të tërësishme apo të pjesëshme të klubit. Një person që ishte i afërt në këto bisedime thotë se Abramovich kërkonte 3 miliardë.

Ndërkaq sipas disa personave të cilët e njohin Abramovich thonë se nëse të gjithë këta faktorë e bindin atë që të heq dorë nga Chelsea, ai këtë nuk do ta bëjë me kënaqesi. Ekipi i është bërë obsesion atij.

“Nëse shkon në shtëpitë e tij apo në jahtin e tij, në secilen dhomë ka ekrane virtuale, dhe pothuajse në të gjitha ekranet shfaqen ndeshje futbolli”, tregon njëri nga bashkëpunetorët e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: