Abrashi i kundërpërgjigjet Qeriqit: Mos e njollos punën time

Abrashi i kundërpërgjigjet Qeriqit: Mos e njollos punën time

Por, këto akuza i ka hedhur poshtë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai ka ftuar Qeriqin qe të prezantoj fakte dhe t’i dërgoj në Prokurori, nëse ka dhe jo të njollos punën e tij me këto deklarata të ulëta.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me një gjuhe të tille akuzuese dhe jo argumentuese. Shpifjet kurrë nuk do të me zmbrapsin në punën time. Unë nuk i kam faj, qe ai nuk përfaqëson veteranet”, ka thënë Abrashi për ‘Indeksonline’.

Krejt këto akuza, sipas Abrashit vijnë pasi ai nuk është ftuar në grupet punuese për ndryshimin e ligjit për veteranët.

Janë pikërisht këta të fundit qe, sipas Abrashit, kanë kërkuar qe Qeriqi të mos ftohet në këto komisione pasi ai nuk e përfaqëson askënd.

“E kisha lut Qeriqin qe të drejtohet në Prokurori e mos të tentoj ta njollos punën time”, ka shtuar ai.

Ndryshe, në një emision televiziv Xhevdet Qeriqi ka akuzuar Arban Abrashit qe nëpërmjet sekretarit të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale ka tentuar ta korruptoj atë duke i kërkuar numrin e llogarisë bankare./Indeksonline/

Shpërndaje në: