Abuzimet seksuale me fëmijë: Kërkohet zhvarrosja e Michael Jackson

Abuzimet seksuale me fëmijë: Kërkohet zhvarrosja e Michael Jackson

Është kërkuar që trupi i Michael Jackson të zhvarroset për tu bërë testet e ADN-së.

Kjo kërkesë ka ardhur pas akuzave të reja për abuzim seksual të fëmijëve.

Të paktën 11 persona raportohet se kanë kërkuar që trupi i Mbretit të Popit të nxirret nga varri dhe t’i nënshtrohet analizave të ADN-së.

Radar Online pohon se: Provat e krimeve janë varrosur së bashku me Michael.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë për Radar se gjurmët e lëkurës dhe thonjve kanë mbetur në trupin e tij.

Por lajmet janë hedhur poshtë nga Michael Jackson Estate, që bëri një deklaratë duke thënë se trupi i këngëtarit nuk do të zhvarroset për testet e ADN-së.

Ndërsa shtoi se ishin të habitur pasi askush nuk i kishte lajmëruar për këtë zhvillim të pazakontë.

Artikulli është i mbushur me deklarata të rreme,  shkroi Michael Jackson Estate.

Shpërndaje në: