Acarohet Zanfina Ismaili: Këta janë vrasësit më të rrezikshëm…
Këngëtarja Zanfina Ismajli përmes rrjetit social Instagram ka reaguar ashpër për ndodhinë e fundit në Shqipëri. Nëpër portale ka qarkulluar lajmi se një i ri ka masakruar një qen në rrugë pa asnjë arsye, shkruan Sovrani.
Fytyrat publike kanë reaguar ashpër nën slloganin “Në zi”, dhe kanë nisur ta shpërndajnë në rrjete sociale. Kësaj kauze u është bashkuar edhe këngëtarja Zanfina Ismajli e cila ka treguar se kush janë vrasësit më të tmerrshëm.
Sipas saj ata që vrasin shtazë pa arsye janë njerëzit më të tmerrshëm, dhe krejt këtë ngjarje e ka quajtuar poshtërsi.




