Adele me dedikim prekës për sulmet në Blegjikë në koncertin në Londër
Adele bërë që i gjithë stadiumi në Londër të solidarizohet me viktimat e sulmeve terroriste në Belgjikë.
Këngëtarja Adele ka pasur dje ndalesën e radhës në stadiumin O2 të Londrës në turneun e saj “25”.
Ajo me këtë rast ka kënduar këngën “Make you feel my love”, si dedikim për viktimat e sulmeve të djeshme në Belgjikë, transmeton lajmi.net.
“Kjo është ‘Make you feel my love’ dhe shkon për Brukselin sonte, dua që të gjithë ta këndojmë që ata të na dëgjojnë”, i ka thënë Adele fansave të pranishëm.
Derisa të gjithë kanë mbajtur lart dritat e telefonave dhe kanë kënduar njëzëri, Adele në fund ka thënë se asnjëherë nuk është ndier më e prekur në ndonjë nga koncertet e saj, duke falënderuar ata./lajmi.net



