Adelina me dedikim emocionues për Zanfinën dhe Emën

Adelina me dedikim emocionues për Zanfinën dhe Emën
Pas shumë kohësh, këngëtarja Adelina Ismaili është rikthyer në Kosovë.

Këngëtarja ditë më parë mbajti një koncert në qytetin e Gjilanit, i cili shënoi rikthimin e saj në skenë pas shumë kohësh, shkruan lajmi.

Padyshim që personat për të cilët Adelina ka më së shumti mall nga largësia ku është janë motrat e saj, Zanfina dhe Ema.

Në llogarinë e saj në Instagram, Adelina publikoi një foto bashkë me motrat, ku që të trija shfaqen të veshura në të zezë, kësaj fotografie ajo ia la një mbishkrim.

“Motrat e mia, engjëjt e mi, mbretëreshat e mia që mbajnë shpirtin tim kur krahët harrojnë si të fluturojnë … Bukuria e botës time ️️️”, shkruan Adelina në dedikimin e saj për motrat.

Shpërndaje në: