Adelina Ismaili vjen sot në Kosovë që ta mbështes kandidatin e LDK-së për kryetar komune
Këngëtarja Adelina Ismaili, do jetë sot në Kosovë si e ftuar speciale në fushatën përmbyllëse të kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Vet këngëtarja ka njoftuar se do jetë në Gjilan për t’i dhënë përkrahje Lutfi Hazirit, në këtë garë për të parin e komunës.
Ismaili e tërhequr nga muzika tash e sa kohë, nuk e ka fshehur kurrë simpatinë që ka për LDK-në por edhe për Lutfi Hazirin për të cilin është deklaruar haptas pro tij.
“Miq! Neser me date 16.11.17 ora 16:30h shihemi ne Gjilan te Luta! Palestra e Sporeve “Bashkim Selishta-Petriti”, ka qenë njoftimi që ka dhënë këngëtarja.



