Adelina Tahiri merr 101 trëndafila nga partneri misterioz (Foto)
Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri ka treguar se është më e dashuruar se kurrë dhe surprizat nga partneri nuk mbarojnë.
Së fundmi, ai i ka dhuruar një shportë me trëndafila të kuq, të cilën nuk ka hezituar t’ia tregojë ndjekësve.
“101 trëndafila nga dashuria ime me dashuri,” – shkruajti Adelina. Edhe pse e kemi parë që poston shpesh fotografi me partnerin dhe vëllain, ka arritur të mbrojë identitetin e tij që askush të mos e njohë.
Duket se këngëtarja po përjeton ditë të lumtura, ndërkohë që nuk ka sjellë prej kohësh një projekt të ri muzikor për publikun.




