Adem Demaçit i dhurohet çelësi i Tiranës, si mirënjohje për kontributin (Foto&Video)
Edhe pse i lodhur nga mosha ai shkoi për ta pranuar atë, raporton periskopi
Demaçi tha se të gjithë jemi njësoj pavarësisht në cilat troje jetojmë.
“Do u jemi gjithmonë mirënjohës. Ju them vëllezërve tanë këtu që mos na harroni kurrë, dhe jeni të mirë ashtu siç keni qenë gjithmonë”, tha Demaçi në Tiranë.
Shumëkush u interesua për të bërë fotografi me të.
Ndërsa, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është një ditë e veçantë që nderojnë vëllanë dhe mikun e madh, Adem Demaçin.
Sipas tij, në ditë të mëdha duhet kujtuar ata që kanë luftuar për çështjen shqiptare, e që është më e madhe se vet Shqipëria.
“Adem Demaçi është patriot i kalibrit të madh. Luftë qendrore bëri për pavarësinë e Kosovës, asaj pjese të Shqipërisë andej kufirit, që tashmë e ka siguruar vendin e tij të lavdishme në historinë e gjithë shqiptarëve”, tha Veliaj, raporton periskopi
Ai tha se të kesh 28 vite jetë janë shumë e aq më shumë që Demaçi bëri burg aq vite.
Çmimi është akorduar nga Këshilli Bashkiak dhe simbolika shpreh mirënjohjen./Periskopi
https://www.facebook.com/periskopi/videos/1389010414466870/










