Adidas ka kopjuar romakët? Këpuca 2000-vjeçare identike me atletet
Arkeologët kanë mbetur të habitur kur zbuluan një këpucë 2000-vjeçare e cila ka një ngjashmëri të çuditshme me atletet e Adidas.
Këpuca e vogël e zezë u zbulua në një fortesë romake në Northumberland në verilindje të Anglisë.
Këpuca e lashtë është parë nga zbuluesit më tepër si një atlete moderne që veshin futbollistët se sa si një këpucë e veshur afro 2000 vite më parë.






