‘Adios’ Manchester United (Video)
Manchester United eliminohet nga Champions League, pas disfatës të pësuar nga Sevilla në ‘Old Trafford’ me rezultat 2:1
Skuadra e Jose Mourinhos është eliminuar nga kompeticioni më prestigjioz evropian për klube dhe kështu këtë edicion do ta mbyllë pa asnjë trofe të fituar, shkruan Periskopi.
Heroi i këij takimi për Sevillan ishte zëvendësuesi Ben Yedder që shënoi dy gola, të parin në minutë 74-të, ndërsa të dytin e realizoi në të 78-tën.
Golin e vetëm për Unitedin e shënoi Lukaku në minutën e 84-të. /Periskopi/



