Admir Mehmedi bëhet baba, publikon imazhet e të sapolindurit (Foto)
Admir Mehmedi ka një arsye më tepër sot për të festuar.
Megjithëse nuk dihej për shtatzëninë e gruas, ai këtë lajm e ka dhënë përmes llogarisë personale në Instagram, transmeton telegrafi. “Çfarë ndjenje! Krenar që jam baba i këtij princi të vogël”, ka shkruar ai përkrah fotografisë ku mbante djalin në krahë.
Mehmedi kujtojmë është martuar vitin e kaluar në prani të shumë miqve me bukuroshen Sevda.



