Adnan Januzaj gjen klubin e ri (Foto)
Adnan Januzaj është afër çdo herë e më afër largimit nga Old Trafford.
Sipas raporteve të fundit ai do të transferohet te skuadra spanjolle e Real Sociedadit, transmeton Periskopi.
Januzaj u la jasht skuadrës së Unitedit për turin para sezonal në ShBA.
Ai sezonin e fundit e kaloi në huazim tek Sunderlandi, skuadër e cila u rendit e 20-ta në Premier Ligë.
Besohet se menaxheri Jose Mourinho nuk ka qenë i impresionuar me formën e treguar nga futbollisti me prejardhje shqiptare. /Periskopi




