Adnan Januzaj rikthehet në Premier League

Adnan Januzaj rikthehet në Premier League

Adnan Januzaj pritet që të rikthehet në Premier Legaue me Leicester Cityn që është i interesuar për shërbimet e tij

Futbollisti belg ishte pjesë e Manchester Unitedit dhe pritshmëritë që ai të kishte sukses në ‘Old Trafford’ ishin të mëdha, madje e kishte edhe numrin 11 në fanellë, transmeton Periskopi.

Huazimet te Dortmund dhe Sunderland nuk shkuan mirë dhe United e shiti përfundimisht Adanin te Real Sociedad.

23 vjeçari e gjeti veten mjaftë mirë në La Liga dhe tregoi ndeshje të mëdha që kanë bërë Leicester Cityn të interesohet për të.

Januzaj shihet si zëvendësim i Riyad Mahrezit që kaloi nga Leicester te Manchester City për shumën prej 65 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: