Adrian Gaxha në darkë me shokun e “krembananeve”
Sa herë vjen në Prishtinë dhe ulet në ndonjë lokal për kafe, Ardian Gaxha, takon një djalë të vogël që shet krem-banane.
Këngëtari i blen cdo herë, jo nga dëshira për të ngrënë, por nga vullneti për ta ndihmuar këtë fëmijë i cili me paratë që fiton ndihmon familjen, shkruan Magazina.al
Edhe sot kur erdhi në Prishtinë, këngëtari nga Shkupi takoi mikun e tij të vogël. Por sonte Gaxha i shtroi darkë shitësit të cilin këngëtari tashmë e ka bërë shok.
“Kisha një darkë shumë të mirë me shokun tim të krembananeve”, ka shkruar Gaxha.




