Adrian Mutu kritikon Mourinhon dhe zbulon të vërtetën interesante për Ibrahimovicin

Adrian Mutu kritikon Mourinhon dhe zbulon të vërtetën interesante për Ibrahimovicin

Njëri nga ish-lojtarët e Mourinhos ka zbuluar se marrëdhëniet ndërmjet trajnerit portugez dhe sulmuesit suedez janë ftohur

Adrian Mutu, ish-lojtari i Chelseat dhe shumë skuadrave të njohur evropiane si Juventus, Inter e Fiorentina ka zbuluar disa gjëra interesante rreth Mourinhos.

“Mua nuk më intereson asgjë për Mourinhon,” ka thënë Mutu për ‘Telekom Sport Romania’.

“Mourinhos nuk i intereson fare performanca, vetëm rezultati. Unë kam informacione se Ibrahimovic nuk është i lënduar, ai është i ftohur me Mourinhon tani,”

36-vjeçari në verën e këtij viti pritet të kalojë në MLS, te skuadra e LA Galaxy. /Periskopi/

Shpërndaje në: