Adriana Lima: Nëse s’do të isha modele, do bëhesha boksiere
Modelja e ‘Victoria’s Secret’, Adriana Lima, beson se praktika në artin fisnik të boksit për një dekadë do ta bënte më të njohur sesa praktika e saj modele, transmeton arbresh.info.
“Unë e kam praktikuar boksin që 10 vite. Kam filluar si një amatore e boksit, por tashmë e njoh mirë këtë sport”, tha Lima në një intevistë për CNN International.
“Është pasioni im i vërtetë dhe jam me fat që kam gjetur diçka që unë e dua. Nëse nuk do të isha modele, profesioni që do të zgjidhja është boksi,” shtoi ai.
Lima ka publikuar video duke ushtruar boks me trajnerin e saj Dino Spencer, me qëllim për të inkurajuar gratë që të përfshihen në sportin që tradicionalisht luhet vetëm nga meshkujt.




