Adriana Matoshi ulet në karrigen e Rrahman Jasharajt
Deputetja e Vetëvendosjes Adriana Matoshi, është ulur në anën e sindikalistëve teksa po ndodh përballja mes tyre dhe ministres Nagavci dhe ministrit Murati.
Kujtojmë se zoti Jasharaj po mungon në këtë mbledhje.
Periskopi ka provuar kontaktin me të, por deri tani, nuk kemi arritur që të kemi një bisedë me zotin Jasharaj lidhur me arsyet se pse nuk është sot në Komision.



