Adrola Dushi: Unë nuk do t’ia fal vetes kurrë…
Puntata e parë e “Lart e Poshtë” solli në ekranin e RTSH1-HD intervistën me më të bukurën shqiptare, Adrola Dushin.
Ylli shqiptar që po zhvillon karrierën në Neë York, veç shumë detajeve të tjera nga jeta private ndau me të gjithë ndjekësit e programit pengun e saj…
“Adrola si mami? Për Troin jam një Adrolë tjetër, që absolutisht askush tjetër nuk mund të më njohë. Jam e sigurt për këtë. Por u bë pak kohë që unë Troit po i mungoj jashtëzakonisht shumë dhe ky është ai meraku, ose pishmani im më i madh, që gjithmonë sa herë jam në ato mendimet e mia të këqija them nuk e di, unë vetes nuk do t’ia falë kurrë këtë moment që po kaloj me Troin realisht, por nuk e di a do të ma falë ndonjëherë Troi. Pastaj them, shiko po të mos kem para kur të rritem nuk do më dojë fare Troi, kështu që më duhet të investoj pak këto kohë”, – përfundon Adrola duke qeshur.



