Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës, përcjell Periskopi.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:

📌 Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
📞 +90 542 711 80 99
✉️ [email protected]

📌 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
📞 +90 531 105 63 91
✉️ [email protected]

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Vdes ish-zyrtari rus, Sergei Tropin – humbi jetën në rrethana të paqarta

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë i Rusisë, Sergei Tropin, u gjet i vdekur në apartamentin e tij…

Burri 82-vjeçar me “trupin e një 20-vjeçari” habit shkencëtarët… ata zbulojnë rutinën e tij të thjeshtë ditore

Shkencëtarët po hetojnë rastin e jashtëzakonshëm të një spanjolli 82-vjeçar, për të cilin kanë zbuluar…

Kjo është 30-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës. Aksidenti ka…

Isa Mustafa kritikon Abdixhikun: Rezultati 13% kërkonte reflektim dhe model të ri lidershipi në LDK

Një javë pasi mori votëbesimin në Kuvendin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, po kritikohet nga ish-kryetari…

Bill dhe Hillary Clinton kërkojnë dëshmi publike në hetimin mbi Jeffrey Epstein

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary, kanë kërkuar që dëshmitë e tyre…

Lushi: Thaçi do të lirohet sepse dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe i Amerikës

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, është shprehur optimist…

Trumpi planifikon takimin e parë të “Bordit të Paqes” për Gazën më 19 shkurt

Shtëpia e Bardhë po përgatit takimin e parë të liderëve të “Bordit të Paqes” të…

I lënduari nga aksidenti me fatalitet në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar mbi gjendjen e të lënduarit nga aksidenti me…