Afër 60 aksidente trafiku e mbi 2500 gjoba për 24 orë, Policia njofton për 17 persona të arrestuar
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2500 gjoba trafiku.
Po ashtu, shton PK’ja, kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, ku 31 kanë qenë me dëme materiale, e 26 me të lënduar.
Tutje, thekson Policia, 17 persona janë arrestuar ku 11 janë dërguar në mbajtje./Periskopi/



