Aferdita Dreshaj sfidon veten me një sport të rrezikshëm (Foto)

Aferdita Dreshaj sfidon veten me një sport të rrezikshëm (Foto)

Dreshaj karrierën e saj fillimisht e nisi me modelim duke fituar edhe tituj mjaft të rëndësishëm si ai i Miss Universe Kosova 2011 për të kaluar më pastaj edhe në një tjetër profesion atë të muzikës.
Ajo arriti të jetë e suksesshme edhe në këtë sferë duke grumbulluar kështu edhe një numër mjaft të madh të fansave. E dita e sotme e gjen atë duke sprovuar veten edhe në diçka tjetër. Bëhet fjalë për sportin e boksit të cilin e ka praktikuar sot krahas ushtrimeve që ajo po i praktikon kohën e fundit në mënyrë më intenzive.
Natyrisht se sprova në fjalë mbetet thjesht në kontekstin e zbavitjes pasi që ajo nuk ka pretendime të tilla por një gjë të tillë nuk mund ta lërë pa e ndarë edhe me fansat teksa ka zgjedhur profilin e saj në Snapchat për të publikuar disa fotografi nga ky rast.

aferdita1_1478856654-9275714aferdita2

Shpërndaje në: