Afërdita publikon momentin më kulmor të dasmës (Foto)

Afërdita publikon momentin më kulmor të dasmës (Foto)

 

Emri i saj është shumë i lakuar në shtypin rozë.

Këngëarja dhe modelja Afërdita Dreshaj gjatë ditës së djeshme i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net

Ajo u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl, ndërsa dasma madhështore u organizua në Miami.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa imazhe nga dasma e saj, në të cilat Afërdita dukej mahnitëse me fustanin e bardhë.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi, të cilën e ndau nga momenti kur ajo dhe Jakub u shpallën burrë e grua dhe pasimi i puthjes.

Kujtojmë që prej kohësh, Afërdita i është përkushtuar vetëm jetës private, duke lënë pas atë profesionale.

 

Shpërndaje në: