AFP: FIFA do të hetojë transferimin e Pogbas te Manchester United
Transferimi i Paul Pobgas te Manchester United do të hetohet.
Kështu raporton media franceze ‘AFP’.
“FIFA do të hetojë transferimin e Paul Pobgas te Manchester United”, thuhet në njoftimin e AFP, përcjell lajmi.net.
Nuk bëhet e ditur se për çfarë do të hetohet ky transferim, por kujtojmë se Paul Pogba është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, ku United pagoi 100 milionë euro për shërbimet e tij Juventusit.



